Hapësire reklamuese

Aktualitet

Auditi i KLSH: Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP nuk kanë përmbushur objektivat për kancerin e gjirit dhe atë të qafës së mitrës! S'kanë program fare

Shkruar nga Newsbomb

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rrëzuar propagandën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve të varësisë, një ndër to ISHP, për trajtimin e sëmundjeve tumorale. Grupi i auditit ka konstatuar mos-përmbushje të objektivave të deklaruara dhe mos-pasjen e programeve.

Në Shqipëri, identifikohen 6 mijë raste të reja1 me sëmundje tumorale çdo vit. Sëmundjet tumorale të diagnostikuar më të shpeshta në vendin tonë janë, kanceri i gjirit, i aparatit respirator, i aparatit gastrointestinal, kanceri i lëkurës, etj, thotë dokumenti siguruar nga newsbomb.al.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka propozuar politika qeveritare për trajtimin e sëmundjeve tumorale, konkretisht Programi Kombëtar i Kontrollit të Kancerit (PKKK) për vitet 2011-2020 dhe për vitet 2021-2031, duke e strukturuar në katër fusha (1) parandalimi parësor; (2) zbulimi i hershëm; (3) diagnoza dhe trajtimi; dhe (4) kujdesi paliativ", thotë KLSH.

Grupi i auditimit ka gjetur mangësi që në hartimin e politikave shëndetësore të institucioneve përgjegjëse, e më pas rrjedhimisht dhe në zbatimin e tyre.

"Ministra e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe institucionet shëndetësore, për shkak edhe të numrit në rritje të pacientëve me sëmundje tumorale, krahas punës së vazhdueshme në promovimin e stilit të jetës së shëndetshme, të nxisin, politikat e parandalimit, depistimit, trajtimit në kohë të kancerit dhe uljes së mortalitetit të popullsisë në vend.

Arritja e parandalimit të sëmundjeve tumorale në fazën e hershme të tyre nëpërmjet bashkërendimit të politikave shëndetësore, rritjes së buxheteve financiare, sigurimit të pajisjeve mjekësore, shtimit të ambienteve spitalore, plotësimit me medikamente si dhe përmirësimit të strukturave të dedikuara me personel mjekësor të mirë kualifikuar të jetë një sfidë e vazhdueshme për institucionet shëndetësore", thuhet në dokument.

Përsa i përket Institutit të Shëndetit Publik, KLSH ka gjetur dhe aty mangësi, siç thuhet në mesazhin e mëposhtëm:

"Në dokumentet e publikuara, nuk konstatuam Raporte monitorimi dhe vlerësimi për përfundimin e Programit Kombëtar Kontrollit të Kancerit 2011-2020, si dhe nuk konstatuam Raporte monitorimi e vlerësimi për ecurinë e kancerit në Shqipëri për periudhën e auditimit vitet 2020-2022."

Gjetjet janë shqetësuese dhe vazhdojnë dhe më tej, teksa Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se përveç se nuk ka raporte monitorimi, gjithashtu nuk janë përmbushur as objektivat për kryerjen e depistimeve të kancerit të qafës së mitrës dhe kancerit të gjirit te gratë.

Vetë Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e varësisë, deri në vitin 2022 kanë qenë shumë larg përmbushjes së objektivave që kanë deklaruar po vetë.

"Për vitet në auditim 2020-2022, në referim të dokumenteve të publikuara nga ISHP në faqen zyrtare, nuk konstatuam të dhëna në kohë reale për Regjistrin Kombëtar të Kancerit, në lidhje mbi rastet e reja, ecurinë e sëmundjeve tumorale si dhe mortalitetin e shkaktuar nga këto sëmundje", thotë raporti, përcjellë newsbomb.al.

Gjeetjet e auditit te Kontrollit te Larte te Shtetit Gjeetjet e auditit te Kontrollit te Larte te Shtetit

Ndaj, në këto kushte Ministrisë së Shëndetësisë i kërkohet që, menjëherë, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, të hartojnë raportet e monitorimit dhe vlerësimit për përfundimin e Programit të Kancerit në Shqipëri 2011-2020 si dhe të publikojnë raporte vlerësimi për ecurinë e kancerit në Shqipëri duke pasuruar Regjistrin Kombëtar të Kancerit.

Edhe përsa i përket njësive të lëvizshme të mamografisë, grupi i auditimit ka konstatuar se për periudhën mars 2021 deri në tetor 2021 rezulton që nuk ka të dhëna për depistimin e kryer nga njësia 1 e mamografisë së lëvizshme.

"Për sa me sipër vihet re që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet organit të sajë të varësisë Instituti i Shëndetit Publik nuk pasqyron të dhënat në kohë reale në lidhje me depistimet e kryera nga njësite e mamografisë të lëvizshme", vijon auditimi.

Mos-përmbushje e objektivave është konstatuar dhe në programin e depistimit të grave për kancerin e gjirit dhe atë të qafës së mitrës.

"Për vitin 2022 janë depistuar për kancerin e gjirit 26,464 gra ndërsa targetet e përcaktuara në Programin Kombëtar të Kontrollit të Kancerit 2021-2030 kanë qenë parashikuar 50,000 gra në vit e cituar si objektiv të tij për periudhën 2022-2025-2030 në numër 30,000-40,000-50,000 gra në vit. Për vitin 2022 janë depistuar për kancerin e qafës së mitrës 10,421 gra ndërsa targetet e përcaktuara në PKKK 2021-2030 kanë qenë 20,000 gra në vit", thuhet në raportin e siguruar nga newsbomb.al.

Gjetjet e auditit te Kontrollit te Larte te Shtetit Gjetjet e auditit te Kontrollit te Larte te Shtetit

// Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese