Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
Pre
18 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Audiopërgjimi i Agron Xhafaj, flet Salianji: Nuk ka diskutim, është autentike…vëllai i ministrit ka ikur si zotëri në Itali pa pranga

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i ftuar në “Studio e Hapur”, ka folur për audiopërgjimin e telefonatave të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agronit, ndërsa ka shtuar se gjithçka është autentike.

Sipas Salianjit, ditën e sotme janë pyetur kompani ndërkombëtare nëse mund të bëjnë një vërtetim që audio është e vërtetë, ndërsa ka shtuar se përgjigja e tyre ka qenë negative, pra ata duhet të vijnë në Shqipëri pas disa ditësh për të vërtetuar gjithçka.

Sakaq Salianji ka shtuar se Agron Xhafaj ka shkuar në Itali pa pranga, siçnormalisht do të shkonte një i dënuar.

Nuk ka asnjë diskutim që kjo është autentike edhe mazhoranca nuk e diskuton. Janë pyetur kompani ndërkombëtare nëse mund të bëhet verifikimi i zërit në distancë dhe thanë jo nuk mund të bëhet. Këto janë teknikalitete që vetëm kryeministrit i vijnë brenda ditës dhe i paraprijnë vendimit të Prokurorisë që ende sot nuk është përgjigjur. Kryeministri Rama intimidon policinë, por Agron Xhafaj që sillej rrotull Shqipërisë, sot nuk është më në Shqipëri. E çuan në Itali si zotëri, jo me pranga si çdo person që ka një dënim për të kryer. Sot ndaj tij në vendin tonë duhet të kishte nisur një procedim penal”, ka thënë Salianji.

Më shumë

spot_img