Hapësire reklamuese

Aktualitet

Audi luksoz i bërë shkrumb, detaje nga shpërthimi në Shkodër (PAMJET-EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Shkodrës ka reaguar lidhur me ngjarjen të ndodhur mëngjesin e kësaj të premte, ku shpërtheu një automjet tip “Audi”.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se shtetas ende të paidentifikuar kanë hedhur një sasi të vogël tritoli në automjetin e parkuar në bulevardin “Bujar Bishshanaku”, në pronësi të shtetasit Bledar Freskina , 40 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale, ndërkohë policia po punon për të zbuluar autorin e kësaj ngjarje.

Sakaq, burime për mediat bëjnë me dije se automjeti tip “Audi” i bardhë me targa AB 743 KO, është në pronësi të pronarit të një lokali në afërsi të vendit ku dhe ndodhi ngjarja.

Automjeti i shkaterruar si pasoje e shperthimit Automjeti i shkaterruar si pasoje e shperthimit

Nga pamjet e kapura nga kamerat në afërsi të zonës, autori shfaqet i maskuar, teksa i afrohet dhe i vë flakën një shisheje me benzinë në formë molotovi, e hedh dhe largohet. Më pas makina ka shpërthyer.  Shkak dyshohet ndonjë konflikt çasti që mund të ketë ndodhur mes pronarit të makinës dhe personave të tjerë. Megjithatë, pronari i mjetit nuk ka dhënë emra specifikë.

LEXO EDHE: Shpërthim i fortë në Shkodër, hidhet në “erë” Audi te “Migjeni”

Njoftimi i plotë i Policisë:

 Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 04:30, shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse në automjetin e parkuar në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në pronësi të shtetasit B. F., 40 vjeç. Nga ngjarja ka vetëm dëme të pjesshme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të përcaktuar autorsinë e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese