Hapësire reklamuese

Politikë

“Aty nuk hyn në punë parajsa fiskale”, Rama-socialistëve: Në Sharrë shkoni siç dilja unë në plazh, kostumin leruani djemve

Shkruar nga Newsbomb
“Aty nuk hyn në punë parajsa fiskale”,

“Në Sharrë nuk punon as karta e kreditit dhe as parajsat fiskale”, kështu është shprehur kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, teksa ka thënë gjatë fjalës së tij në Kongres se kjo forcë politike nuk do të bëhet mburojë për asnjë që “i ka marrë koka erë” dhe përfshihen në korrupsion.

“Në Sharë, më mirë përgatituni të shkoni siç dilja unë dikur në plazh, se asgjë nuk ju dallon nga ata të tjetër atje, kështu që edhe kostumet leruani djemve, se me burrat e kam”, iu tha Rama socialistëve që kanë mbushur sallën e Pallatit të Kongreseve.

Kreu i qeverisë tha se nuk ka për të mbrojtur asnjëherë në emër të pensionistëve, mësuesve apo infermierëve, ata që duan të jenë edhe ministra edhe të kenë pasuri.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Që borxhin nuk ja kam më askujt, kur i merr koka erë, por ia kam vetëm kësaj familje, vetëm këtij populli. Si mund t’i mbroj dhe t’i mbaj unë ata që më vënë në pozitë përpara ca të vegjëlve me mikrofona, dhe për çfarë për zorrën e atyre që nuk ndalojnë së ngrëni, dhe që nuk e kanë marrë vesh akoma, që në botën tjetër nuk punojnë kartat e kreditit, as parajsat fiskale. Madje në

Në Sharë, më mirë përgatituni të shkoni siç dilja unë dikur në plazh, se asgjë nuk ju dallon nga ata të tjetër atje, kështu që edhe kostumet leruani djemve, se me burrat e kam.

Të mbroj unë nga drejtësia në emër të pensionistëve ata të cilët duan të jenë edhe deputetë edhe ministra, por duan të kenë edhe pasuri. Po pse? Çfarë kanë ata më shumë se pensionistët, se mësuesit, se infermierët se gjithë ata të tjerët që i pikon djersa deri në fund të kurrizit? Dhe megjithatë na mbështesin, na japin besim. S’na mban ai i gjati, të gjatin nuk e beson njeri kur thotë që m’a bënë mbrapa krahëve. Kjo është e vërtetë, kush e beson, se dukesh edhe si hajvan. I kaloi këtu. Por mos u çudisni kur të më shikoni mua ndonjë ditë te dera e SPAK-ut me ndonjë përveshi nga këta. Unë i zgjedh depuetët, kryebashkiakët, e nivelet e tjera që i zgjedhim bashkarisht.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll