Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

‘Aty jeton shqiptar ndyrësira’, djali i aktorit Bekim Fehmiu tregon urrejtjen e serbëve: Ç’më ndodhi me taksistin

spot_img

Lajme të ngjashëm

604a8bd2386f1c91a499b24470fcc4a6

Uliks Fehmiu, djali i aktorit të ndjerë shqiptar, Bekim Fehmiu ka rrëfyer së fundmi të pathëna rreth jetës së tij private.

Aktori ka treguar për mediat e huaja se viti i parë në të cilin nuk ka shkuar për pushime verore në Kroaci ishte në vitin 1991. Atë vit Uliks kishte vendosur të shkonte në Ibiza, ndërsa kishte menduar të kërkonte vizë në Ambasadën Amerikane në Barcelonë. Mirëpo, asokohe në Spanjë ishte festë dhe ambasada ishte e mbyllur, kështu që u kthye në Beograd.

Gjatë udhëtimit me taksi, ai tregon se si ishte përballur me ofendime raciste duke shkuar për në banesë, pikërisht nga shoferi.

“Kur i tregova një shoferi taksie adresën, ai tha ‘E urrej këtë adresë” – e pyeta pse, ai ma ktheu “Aty jeton shqiptar ndyrësira, ndoshta tashmë është zhvendosu në Kosovë”. Unë ia ktheva ‘Është babai im’, dhe ai heshti”, tregoi Uliksi.

Mes të tjerash artisti tregoi se iku në SHBA pasi nuk dëshironte të ishte pjesë e ushtrisë së shtetit serb. Prej kohësh Fehmiu jeton në SHBA dhe ka ndërtuar atje karrierën artistike.

beoo.jpg

 

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img