Hapësire reklamuese

Politikë

Atmosfera më e vakët se te Basha? Rama i përgjigjet Fevziut: Flet sikur të jemi në situatë normale, bota është në 'lockdown'

Shkruar nga Newsbomb
Atmosfera më e vakët se te Basha? Rama i përgjigjet Fevziut: Flet

Kryeministri Edi Rama komenton fushatën e Partisë Demokratike që u mbajt sot në të njëjtën kohë me atë të PS-së, por me një pjesëmarrje të lartë mbështetësish që ishin grumbulluar në sheshin Nënë Tereza.

Rama tha se shfaqja e PD-së është e rrezikshme për shëndetin e njerëzve, pasi jemi në një kohë kur shifrat e infektimeve nga koronavirusi rrezikojnë të rriten.

“Ju kujtoj që ne jemi, mbase entuziazmi të bën dhe ty të jesh i pavëmendshëm, që jemi në kushte pandemie dhe në një kohë shumë të rrezikshme që numrat, edhe si pasojë e versionit britanik, ka hyrë në Shqipëri, të rriten në mënyrë të ndjeshme. Jemi në një kohë kur vendet e tjera janë në lockdown total. Dhe këtu në këtë vend, ju kujtoj që ka një rregull në fuqi, është në fuqi, nuk ka rënë nga fuqia. Nuk e kuptova pse duhet të mblidhen makinat në një shesh kryesor kur njerëzit dalin të gjithë nga makinat dhe ngjiten me njëri tjetrin? Unë nuk bie në kurthin e entuziazmit politik. Po të shohësh telefonin mua më vijnë mesazhe, pse mos të dalim edhe ne, pse të mos të të presim edhe ty. Jo sepse unë njerëzit i dua të shëndetshëm edhe pas 25 prillit, dhe sidomos në këtë rast nuk i kam mish për top”, tha Rama në emisionin “Opinion”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.