Hapësire reklamuese

Sporti

Atletja bjelloruse refuzon të kthehet në shtëpi, largohet nga bordi i avionit në Tokio

Shkruar nga Newsbomb
Atletja bjelloruse refuzon të kthehet në shtëpi, largohet nga

Një atlete olimpike nga Bjellorusia është dëbuar nga Tokio, pasi u ankua publikisht për ekipin kombëtar.

Krystsina Tsimanouskaya do të duhej të konkurronte në garën 200 metra për gra ditën e hënë.

Por pasi postoi një video ku thoshte se e kishin futur në një garë tjetër, atletes iu tha të paketonte valixhet dhe të nisej drejt Bjellorusisë.

Ajo është dërguar në aeroport, por nuk ka pranuar të largohet, ndërsa fluturimi ka vijuar pa të. Atletja i ka bërë thirrje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar të ndërhyjë.

Atletja mbahet tashmë e shoqëruar nga policia në aeroportin e Tokios.

“Më hoqën nga ekipi sepse u shpreha në Instagram për neglizhencën e trajnerëve tanë”, tha ajo për Reuters.

Ndërsa Ekipi Olimpik i Bjellorusisë tha se ajo u hoq nga skuadra për shkak të “gjendjes së saj emocionale dhe psikologjike” dhe nuk do të konkurronte as në garën 200 metra dhe as në stafetën 400 metra.

https://twitter.com/TadeuszGiczan/status/1421819845134405641

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu