Hapësire reklamuese

Sporti

Atletiko hutohet nga humbja, ngatërron Benfikën me Barcelonën

Shkruar nga Newsbomb

Atletiko Madrid është mposhtur 1-2 në shtëpinë e tij mbrëmjen e djeshme nga Benfika, në ndeshjen e vlefshme për Champions League.

Por, kjo humbje e ardhur papritur kur të gjithë prisnin fitoren e spanjollëve, ka hutuar jo pak stafin e Atletikos.

Në postimin e bërë në facebook-un zyrtar të klubit madrilen pas përfundimit të ndeshjes, emri i Benfikës ishte ngatërruar me atë të Barcelonës. Reagimi i fansave ishte i menjëhershëm, megjithatë postimi nuk është korrigjuar për të paktën 1 orë.

Ndoshta, për madrilenët niveli i lojës së Benfikës ka qenë i njejtë me atë të katalanasve.

Lexo edhe: Fitojnë Reali, Juventusi dhe Manchester, zhgënjen Atletico

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll