Hapësire reklamuese

Sporti

Atleti italian rrëmben medaljen e artë në garën 100m

Shkruar nga Newsbomb
Atleti italian rrëmben medaljen e artë në garën 100m

Lamont Jacobs është njeriu më i shpejtë në botë. Në lojërat Olimpike të Tokios, italiani në garën për 100 metra, i la prapa të gjithë, duke mbyllur kështu kohën në 9.80.

Jacobs ia doli të bënte realitet ëndrrën e një kombi të tërë, teksa pas fitimit të Euro 2020 në futboll, Italia nuk fal as në sporte të tjera.

Atleti i njohur fiton medaljen e artë, ndërsa vendin e dytë e të tretë e mbajnë Fred Kerley dhe Andre de Grasse.

Ai është shpallur tashmë njeriu më i shpejtë në botë, që pas "epokës" së Usain Bolt.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu