Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
1kmh
0 %
Mar
29 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

‘Atje të heqin syzet’, Kreshnik Spahiu bën deklaratën e FORTË: Ndragheta nuk hyn tek ne sepse ka frikë nga mafia shqiptare

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

af62e7f47a451726b43cec80dae2068d

Juristi i njohur Kreshnik Spahiu, duke komentuar ngjarjet e fundit lidhur me përgjimet e antimafias italiane për Ndraghetan dhe disa zyrtarë të lartë, dha një version tjetër të historisë.

Ai tha se mafia Ndragheta nuk hyn në Shqipëri pa u siguruar mirë, pasi ka frikë nga mafia shqiptare e cila kontrollon vendin. Ish-kreu i Aleancës Kuqezi tha se 50 të arrestuarit kanë bërë vepra penale në Itali dhe jo në Shqipëri.

Sipas Spahiut, nëse të gjitha ato që janë në përgjime verifikohen, atëherë ose bie shteti dhe arrestohen kokat e politikës, ose kjo çështje zgjat tre ditë dhe mbaron.

Spahiu: Ne duhet të pranojmë se Ndragheta është një nga mafiat më të rrezikshme në të gjithë botën, ka shtrirje në të shumë vende të botës. Po ju them se Ndragheta nuk është se s’vjen në Shqipëri se nuk i afrohet dot politikanëve se janë shumë të ndershëm këta, por mafia shqiptare janë pengesë e fortë për Ndraghetën. Shumë pushtetarë dhe oligarkë shqiptarë konkurojnë pasurinë e Ndraghetës brenda Shqipërisë, me një optikë juristi unë them: Çfarë leverdie kanë për të futur Ndraghetën këtu? Që të fitojnë 20% dhe jo 120%? Çfarë fitimi ka këtu? Këta i kanë vetë në dorë të gjitha dhe kanë fitim jo 20%, por 120%. Nga biseda del që ka studim tregu, a kemi siguri të hyjmë, se atje të heqin syzet, aq e rrezikshme është nga ana e sigurisë Shqipëria. Ndragheta është e strukturuar mirë dhe nuk ndërmerr risqe të hyjë dhe ta pësojë. Ka nga ata që thonë aty në bisedë se ka tokë të virgjër, Shqipëria është në ndërtim e sipër, ka 2800-3000 euro metri. 50 të arrestuarit nuk janë arrestuar për vepra penale në Shqipëri, por në Itali. Kjo që ka dalë tani është parapërgatitje për të hyrë në Shqipëri. Debati është nëse ka vepër penale apo jo. Merrni lejet e ndërtimit dhe verifikojeni me Italinë me transfertat që vijnë nga Italia. Ose bie qeveria dhe arrestohen kokat e politikës, ose 3 ditë zgjat çudia.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img