Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
1.5kmh
0 %
Sht
26 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Atifete Jahjaga në Vatikan, takohet me Papa Françeskun

Lajme të ngjashëm

Temë kryesore e takimit do të jetë harmonia fetare që ekziston në Kosovë, por pritet gjithashtu që Jahjaga të kërkojë nga Ati i Shejntë njohjen e pavarësisë nga Vatikani

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ndodhet sot në Vatikan ku do të pritet në një takim privat nga Papa Françesku. Temë kryesore e takimit do të jetë harmonia fetare që ekziston në Kosovë, por pritet gjithashtu që Jahjaga të kërkojë nga Ati i Shejntë njohjen e pavarësisë nga Vatikani. Kjo është pritja e parë që i bëhet një udhëheqësi kosovar në Vatikan që nga shpallja e pavarësisë.

“Rrugës për në Selinë e Shenjtë në Vatikan për të takuar Papa Françeskun në një audiencë private. Me Shenjtërinë e Tij do të ndaj rrëfimet për traditën e pasur të vendit tonë dhe qytetarëve të saj, rrugën tonë drejt lirisë, sakrificën në bazamentin e shtetit tonë dhe harmoninë mes religjioneve. Jam e nderuar për këtë pritje, e para e një udhëheqësi të Kosovës që nga pavarësia”, shprehet Jahjaga.

Më shumë