Tirana
clear sky
15.4 ° C
15.4 °
15.4 °
60 %
1.4kmh
5 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
28 °
Mar
29 °
Mër
29 °
E shtunë, 21 Maj, 2022
spot_img

Athinë, arrestohen 4 të dyshuar si xhihadistë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Autoritetet greke thonë se katër të arrestuarit ishin strehuar në një banesë që ndodhet shumë pranë qendrës së kryeqytetit, godinave qeveritare dhe hoteleve kryesore të tij. 

Nuk ka ende informacione nëse në banesën e të dyshuarve janë gjendur armatime apo materiale që i lidhin ata me sulmet terroriste të Parisit ose Belgjikës, apo me ndonjë plan për sulme në qendër të Athinës. 

Por atyre u është marre ADN-ja dhe shenjat e gishtave që pritet të ekzaminohen prej ekspertëve në Belgjikë për të gjetur nëse kanë apo jo lidhje me një celulë të xhihadit, që po përgatitej të kryente sulme në këtë shtet. 

Informacioni për vendndodhjen e të dyshuarve u është dërguar autoriteteve greke prej shërbimeve sekrete amerikane dhe Interpolit. 

I dyshuari si kreu i celulës xhihadiste është 27 vjeç dhe ka pasaporte belge, ndërsa të dyshuarit e tjerë kanë dokumenta identifikimi të vendeve europiane, por që dyshohet se janë të falsifikuara. 

Shërbimet greke të sigurisë thonë se ka dyshime se xhihadistët kanë përdorur territorin grek si stacion drejt vendeve perëndimore, por nuk është e qartë nëse ka informacione për sulme të planifikuara. 

Policia greke ka nën kontroll të rreptë të gjitha pikat e grumbullimit të myslimanëve në Greqi, si dhe ka marrë masa për izolimin dhe deportimin e të gjithë personave të dyshimtë. 

Prej kohësh monitorohen të gjitha xhamitë informale dhe vendet ku myslimanët kryejnë ritet e tyre fetare në vend. Gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar disa operacione sekrete në Athine, në Kalkidha e Patra, por ende nuk janë publikuar detaje të këtyre operacioneve. 

Ajo që cënon Greqinë e më pas Perëndimin është afërsia e saj me Sirinë dhe vija e gjerë detare e cila nuk mund të sigurohet 100%

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img