Hapësire reklamuese

Rajoni

Athina tronditet nga shpërthim i fuqishëm me bombë, Antiterrori del në rrugë

Shkruar nga Newsbomb

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Athinë. Mediat në vendin fqinj shkruajnë se ngjarja ka qenë pranë godinës së Ministrisë së Punës, kurse fillimisht është raportuar se objekt i shpërthimit me bombë ka qenë vetë ky institucion.

Kanë qenë dy telefonata nga persona të panjohur, të cilët kanë paralajmëruar Policinë se do të kryenin një shpërthim me bombë.

Telefonata e parë ka sinjalizuar policinë se bomba ishte vendosur në Ministrinë e Punës dhe më vonë në telefonatën e radhës, ekstremistët thanë se bomba ishte në filialin e Alphabank e cila ndodhet përballë ministrisë dhe aktualisht është e mbyllur për rinovim.

Pamje nga vendi ku ka ndodhur shperthimi ne Athine Pamje nga vendi ku ka ndodhur shperthimi ne Athine

Sipas policisë, bomba ka shpërthyer në orën 01:29 të mëngjesit të sotëm dhe përgjegjësinë e ka marrë vetë Mbrojtja e Klasës Revolucionare.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, por fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe nuk bëhet fjalë për asnjë person të lënduar. Falë reagimit në kohë të Policisë së Athinës, pranë vendngjarjes është vendosur një perimetër sigurie dhe është devijuar trafiku.

Pamje nga vendi ku ka ndodhur shperthimi ne Athine Pamje nga vendi ku ka ndodhur shperthimi ne Athine

Në orë 00:48 Qendra e Veprimit të Menjëhershëm ka marrë njoftim se bomba do të shpërthente pas 40 minutash dhe menjëherë ka dalë në terren. Dhe në fakt, ashtu ndodhi.

Mekanizmi ka shpërthyer në orën 01:29, duke shkaktuar dëme materiale dhe një hetim paraprak po kryhet nga Shërbimi Antiterrorist i Athinës (D.A.E.B.). Policia njoftoi se për shkak të një objekti të dyshimtë kishte ndaluar qarkullimin e mjeteve në rrugën Stadiou në kryqëzimin me rrugën Pesmazoglu.

Pamje nga vendi ku ka ndodhur shperthimi ne Athine Pamje nga vendi ku ka ndodhur shperthimi ne Athine

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese