Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Athina kërkon përcaktim gjeografik ose kohor për zgjidhjen e çështjes së emrit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Edhe pse u mendua se zgjidhja përfundimtare e emrit të Maqedonisë ishte më pranë se kurrë, qeveria greke hodhi poshtë propozimin e pranuar nga pala maqedonase për “Republika Ilindenska Makedonija”.

Në mënyrë indirekte, përmes qëndrimit se sipas propozimeve të Nimicit, duhet të gjendet një emër me përcaktim gjeografik ose kohor, kabineti i kryeministrit grek, Aleksis Cipras e hodhi poshtë propozimin e pranuar nga pala maqedonase për “Republika Ilinditase e Maqedonisë”.

Një ditë pas bisedimeve me presidentin e vendit dhe aktorët politikë të shtetit helen, kryeministri Aleksis Tsipras është tërhequr nga propozimi për emrin “Republika Ilindenska Makedonija” (“Republika Ilinditase e Maqedonisë”).

“E përshëndesim faktin që pala tjetër në Shkup ka pranuar se zgjidhja e emrit nuk mund të ekzistojë pa miratimin e një emri “erga omnes”, respektivisht për përdorim të përgjithshëm. Megjithatë, ne inkurajojmë fqinjët tanë të vazhdojnë të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje të pranueshme me përcaktim gjeografik ose kohor ashtu si parashikon pakoja e propozimeve që ka paraqitur i dërguari special i OKB-së Methju Nimic”, thuhet në njoftimin e kabinetit qeveritar të Ciprasit, raporton ATA.

Shumica e partive opozitare greke e refuzuan propozimin e ri me pretendimin se përmes tij “përforcohet irredentizmi”.

Emri “erga omnes”, që përmend qeveria greke, nënkupton një përcaktim me përdorim si brenda ashtu edhe jashtë vendit, nga të gjithë.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img