Hapësire reklamuese

Politikë

“Athina duhet të përdorë mjete të tjera”, habit Arian Çani: Rama vetë nuk do të futet në BE

Shkruar nga Newsbomb
“Athina duhet të përdorë mjete të tjera”, habit

Arian Çani ka folur në lidhje me reagimet e Athinës zyrtare për çështjen Beleri. Për të, Greqia nuk po bën asnjë prapaskenë, pasi si shtet gjithnjë ka qenë e interesuar për fatin e shtetasve të saj, edhe pse Shqipëria nuk e bën kurrë një gjë të tillë.

Gazetari tha se Greqia duhet të përdor mjete të tjera për të bërë presion dhe i konsideron të pavlera vënien në lojë e kartës së integrimit në BE.

Kjo pasi, sipas tij Rama nuk dëshiron të hyjë në Bashkimin Europian, sepse vendi ynë tashmë ka hyrë në një “epokë” të re.

“E prisja, nuk po bën parapaskenë. Greqia prej kohësh është e interesuar për fatin e shtetasve të vetë, ndërsa Shqipëria nuk e bën një gjë të tillë.

Greqia po bën detyrën, nuk e di sa do ia dalin. Për mendim tim ata duhet të përdorin mjete të tjera. Pasi deri më tani i vetmi mjet që ata po pëdorin është presioni që Athina zyrtare do pengojë integrimin.

Po kjo është kot, është çmenduri t’a besosh këtë gjë. Rama ku ta gjëje që t’a bllokojnë, nuk do që të hyjë në Bashkimin Europan, pasi kemi hyrë në një epokë të re.

Rasti Beleri është ulëritës, është shkelje e të drejtave themelore. Nuk mbahet tjetri në burg se pse ka kaluar vijat e bardha pa u ndezur semafori. Pikë,” tha gazetari.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese