Hapësire reklamuese

Aktualitet

Atentati te "Liqeni i Thatë", shënjestra është Lulëzim Masha, pronari i shkollës private "Wilson"

Shkruar nga Newsbomb

Lulëzim Masha, 63 vjeç, është personi që është tentuar të ekzekutohet mesditën e kësaj të marte në Tiranë, në zonën e "Liqenit të Thatë". Ai rezulton të jetë administratori/pronari i shkollës private "Wilson" që ndodhet në brendësi të Liqenit të Tiranës.

Mësohet se autori ka qenë i vetëm dhe pasi ka qëlluar disa herë me armë zjarrin drejt makinës me të cilën udhëtonte po ashtu i vetëm Lulëzim Masha, është larguar në këmbë. Fatmirësisht, Masha nuk është lënduar nga plumbat dhe Policia ka ngritur disa postblloqe për kapjen e autorit.

“Nuk kam konflikt të hapur me askënd, nuk e di se kush fshihet pas këtij sulmi. Atentatori ishte në këmbë dhe i veshur me veshje sportive”, mësohet të ketë thënë Masha.

Shkaku i ngjarjes nuk dihet ende dhe Lulëzim Masha është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ai do të merret në pyetje për të zbardhur më shumë detaje nga ngjarja dhe për të shkuar te autori, shkruan newsbomb.al. 63 vjeçari është tronditur nga sulmi dhe ëhstë shoqëruar menjëherë në Polici.

Blutë e kryeqytetit kanë larguar nga vendngjarja dhe makinën e pronarit të shkollës private "Ëilson". Ajo do t'i nënshtrohet ekspertizës. Vetë Lulëzim Masha ka dhënë një deklaratë të shkurtër te nënkalimi i "Liqenit të Thatë". Ai sapo po kthehej nga shkolla në pronësi të tij kur është gjendur në breshërinë e plumbave.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, nga një person ende i paidentifikuar, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç. Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.