Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
27 °
Mar
21 °
E premte, 17 Shtator, 2021

Atentati para shtëpisë, del nga operacioni Ardian Çapja, ja si është gjendja e tij shëndetësore

spot_img

Lajme të ngjashëm

d2288ea4b3f3adf8c7a051d27e2b3db2

Ardian Çapja, të cilit iu bë atentat ditën e sotme pranë shtëpisë së tij, sapo ka dalë nga operacioni i realizuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe bëhet me dije se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Operacioni i ka zgjatur rreth 2 orë dhe aktualisht ndodhet në luftë për jetën, pasi gjendja e tij shëndetësore është e pastabilizuar. 3 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të, kanë thënë mjekët pas operacionit.

Nga atentati që iu bë paraditen e sotme, i cili është i 3 për të, Çapja ka marrë një plumb në shpatull, më pas është rrëzuar në tokë, ku si pasojë ka pësuar dëmtime në kokë. Nga plagët që ka marrë ai ka pësuar hemorragji dhe me urgjencë u dërgua te Trauma në Tiranë, i rrethuar nga forca të shumta policie, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/detaje-te-reja-nga-atentati-i-capjas-u-qellua-me-snajper-me-numra-te-fshire-pas-shtepise-autoret-e-lane-armen-ne-makinen-e-vjedhur-dhe-i-vune-flaken-e-plote-209486

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img