Tirana
light rain
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
50 %
3.6kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
26 °
E premte, 2 Qershor, 2023

Atentati në Vlorë, policia informacion zyrtar: Brenda automjetit të djegur janë gjetur 2 kallashnikovë, janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve

Lajme të ngjashëm

Policia njofton se në automjetin e djegur në afërsi të “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, i cili dyshohet se u përket autorëve të atentatit ku mbeti i plagosur Romeo Meçaj, janë gjetur 2 kallashnikovë.

Në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të Vlorës janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve, ndëkrohë që i plagosuri ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 05.03.2022, rreth orës 20:35, në afërsi të pallatit të sportit, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. M., 33 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Vlorës, me qëllim kapjen e autorëve.

Gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur në zonën e quajtur “7 pallatet”, në afërsi të Ujit të Ftohtë, një automjet të djegur, brenda të cilit janë konstatuar dy armë zjarri kallashnikov të djegura.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorëve të ngjarjes.


Më shumë