Atentati në Sukth, detaji i “fortë” që do ndihmojë Policinë për identifikimin e autorëve

Publikuar tek: aktualitet, më 22:59 25-04-2017 Atentati në Sukth, detaji i “fortë” që do ndihmojë Policinë për identifikimin e autorëve

Atentati në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Sukthit ku mbetën sot të vrarë me armë zjarri ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj dhe miku i tij, Juxhin Dauti ka ndodhur në një zonë të “populluar” nga dhjetra biznese, të gjitha të pajisura me kamera sigurie.

Sipas të dhënave paraprake nga policia për “BalkanWeb”, ky detaj është një favor plus për hetimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të këtij atentati.

Fill pas ekzekutimit të Dalipaj dhe Dautit brenda automjetit të tyre tip Audi me targa “AA 111 OI”, policia ka rrethuar menjëherë zonën ku ndodhi vrasja e dy të rinjve dhe ka nisur hetimet duke sekuestruar pikërisht pamjet filmike të kamerave të sigurisë të të gjitha bizneseve pranë vendit të ngjarjes.

Burimet nga Policia shprehen se për “BalkanWeb”  se “pas verifikimit të pamjeve shpresohet të identifikohet targa dhe mjeti, ndoshta edhe vetë pamja e autorëve të vrasjes”.

Atentati i dyfishtë në Sukth, dëshmitarët: Viktimat u ndoqën nga një mjet i zi, ikën në…

Pak minuta pas vrasjes së dyfishtë në Durrës, pranë mbikalimit të Sukthit, dëshmitarë të ndryshëm japin detaje për ngjarjen që tronditi sot qytetin bregdetar.

Ata kanë pohuar se automjeti tip “Audi” me targa AA 111 OI, ku udhëtonin viktimat Ervin Dalipaj dhe Xhulio Dautaj udhëtonte në rrugën dytësore Durrës-Tiranë dhe se ndiqej nga pas nga një automjet i zi. Të dyja makinat sipas dëshmitarëve ishin me shpejtësi të madhe.

“Automjeti ka qenë në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, ish-rruga e vjetër dhe janë ndjekur nga një automjet i zi. Dy automjetet kanë qenë me shpejtësi skëterrë. Më pas është qëlluar nga mjeti i zi, ndërsa mjeti “Audi”  ka lëvizur 20 m nga rruga dytësore drejt autostradës dhe çdo gjë ka mbaruar në pak minuta. Mjeti i autorëve është larguar në drejtim të Shijakut”, deklaruan dëshmitarët, shkruan Balkan Web.

Dy viktimat janë transportuar tashmë drejt morgut të spitalit të Durrësit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie si dhe prokurorët e Durrësit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekzekutimi në Durrës, flet gazetarja: Ervin Dalipaj dhe Dautaj kanë qenë me dy femra
Vrasja e dyfishtë në Durrës, shoqërohen të dyshuarit e parë »
Article Logic
Execution time: 0.012305974960327
array(1) { ["section"]=> string(91) "atentati-ne-sukth-detaji-i-forte-qe-do-ndihmoje-policine-per-identifikimin-e-autoreve-76451" }