Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
31 %
5.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Atentati në Shkozet/ Prokuroria heton çështjet e pronave në bregdet, mes tyre edhe ajo e gjyqtarit Skerdilajd Konomi

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kryer hetimin ndaj pronave në Gjirin e Lalzit.

Mësohet se është pista kryesore e hetimit ndaj atentatit në mbikalimin e Shkozetit mbi automjetin, ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj, shoferi i tij Andi Maloku, Aleksandër Laho dhe Pëllumb Muharremi, i njohur me pseudonimin  ‘Rrumi’, një personazh i njohur në botën e krimit .

Dosja e parë që është sekuestruar nga Krimet e Rënda, është ajo e procesit të Pal Selçunit, 74 vjecar, të cilin gjykata e Durrësit e njohu pronar në një sipërfaqeje prej 45 mijë metra katrorë. 

Ndërsa një tjetër dosje, është ajo e pronave të pretenduara nga gjyqtari i ndjerë i Vlorës, Skerdilajd Konomi.

Sipas dokumentave, është familja Toptani e cila ka një proces gjyqësor të hapur me familjen Konomi, për një sipërfaqe prej 275 hektar më vendndodhje në Hamallaj të Durrësit. Në këtë proces janë përfshirë persona me lidhje me Aleksandër Lahon, prandaj padia po shqyrtohet nga gjykata e Durrësit, e cila do të vendosë se cila nga palët ka të drejtë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img