Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Atentati në Shkodër, vëllezërit e plagosur janë djemtë e xhaxhait të Gentian Doçit, personit të akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës (FOTO NGA VENDNGJARJA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4995c4f48f804a874a55b102d8938a9e

Mbrëmjen e sotme në fshatin Bardhaj të Shkodrës u plagosën vëllezërit Hoten dhe Marjan Doçaj, pasi persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri drejt tyre.

Ata janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin trajtimin mjekësor, ndërkohë që mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Dy vëllezërit janë djem xhaxhallarësh me Gentian Doçin, personin që akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës ë 17 janar 2020 në Kamëz. 

Gentian Doçi dyshohet se është njëri nga tre personat që kanë urdhëruar marrjen peng të Jan Prengës, përfshirë këtu Dritan Rexhepin nga Vlora dhe Altin Hajrin nga Shijaku.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, ndërkohë që mësohet se dy vëllezërit nuk janë persona të proceduar penalisht më parë.

LEXO EDHE: Atentati ndaj dy vëllezërve në Shkodër, policia jep detajet: FNSH në vendngjarje, po punohet për kapjen e autorëve

gfgjj-640x316.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img