Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Atentati në Shkodër, sherri mes autorit dhe Brahimit u rindez pas një vdekje

Shkruar nga Newsbomb
Atentati në Shkodër, sherri mes autorit dhe Brahimit u rindez pas

Sulejman Kapllani, autor i atentatit të dështuar në lagjen “Xhabej” të Shkodrës nga ku mbeti i plagosur Selami Brahimi, është i afërm i të plagosurit.

Burime për mediat bëjnë me dije se Kapllani është xhaxha i bashkëshortes së Selami Brahimit. Kujtojmë se Sulejman Kapllani menjëherë pas atentatit të 8 shkurtit u shpall në kërkim dhe më pas u lokalizua në Gjermani. Arrestimi i tij u bë i mundur në qytetin e Berlinit falë bashkëpunimit të policisë shqiptare me Interpolin dhe homologët gjermanë.

Lexo edhe: I shpëtoi atentatit në Shkodër, Selami Brahimi: Mund të më kishin qëlluar në kokë

Mësohet se Brahimi dhe Kapllani kanë patur konflikte prej vitesh të cilat janë rindezur pas një vdekje brenda familjes.

Selami Brahimi u qëllua me breshëri plumbash teksa ndodhej brenda automjetit të tij “ Citroen C3”. Fatmirësisht si pasojë e të shtënave Brahimi mbeti i plagosur lehtë. Zona ku ndodhi ngjarja ka qenë mjaft e populluar në atë orar dhe njerëzit kanë vrapuar të tmerruar ku të mundnin.

Në deklaratën e tij Brahimi mohoi të ketë konflikte me ndonjë person dhe se në momentin që është qëlluar nuk ka arritur të shohë autorët.

Selami Brahimi rezulton të jetë shok i afërt me të fortin e Shkodrës, Sokol Lici nga banda e fisit Lici në Shkodër.

Për rrjedhojë dyshiohet se goditja e Brahimit mbrëmë të ketë lidhje më tepër me rrethin e tij shoqëror se sa me të kaluarën e tij kriminale në qytetin e Shkodrës.

Sipas burimeve Selami Brahimi, është njeriu më i afërt dhe i besuar i Sokol Licit, njërit prej vëllezërve Lici në Shkodër. Goditja e tij me armë me qëllim vrasjen, besohet se është kryer pikërisht për shkak të afrimitetit dhe shoqërisë që ka ai me Sokol Licin.

Grupet rivale në Shkodër, e kanë treguar qartazi edhe përmes komunikimeve “Sky” se në pjesën më të madhe, thurin plane për të vrarë “ushtarët”, duke e pasur më të lehtë për t’u hakmarrë ndaj kundërshtarëve të tyre.

Lexo edhe: Të shtënat me armë në Shkodër, Policia: U plagos shoferi, autorët janë larguar!

Lexo edhe: I shpëtoi plumbave në Shkodër, Selami Brahimi shok me Sokol Licin, dyshohet se…

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed