Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
82 %
2.1kmh
0 %
Sht
19 °
Die
19 °
Hën
13 °
Mar
12 °
Mër
5 °
E premte, 24 Mars, 2023

Atentati në Peshkopi në 2018, ekstradohet nga Franca Fatjon Vishka

Lajme të ngjashëm

Një 27 vjeçar është ekstraduar në Shqipëri, nga Franca, pasi bashkë me të vëllanë në maj të vitit 2018, u kanë bërë atentat dy shtetasve të tjerë në qytetin e Peshkopisë. Për pasojë, një prej tyre ka mbetur i plagosur.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale ‘’Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njofton Policia.

Njoftimi i plotë

Si rezultat i grumbullimit të informacioneve nga strukturat hetimore të DVP Dibër dhe shkëmbimit të tyre me Interpol Tirana dhe Interpol Paris, është bërë i mundur lokalizimi i vendndodhjes dhe kapja e një të kërkuari në Francë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Dibër u bë ekzekutimi i vendimit penal për shtetasin në kërkim ndërkombëtar Fatjon Vishka, 27 vjeç, banues në fshatin Pollozhan, Dibër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale ‘’Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në maj të vitit 2018, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi Fatjon Vishka, në bashkëpunim me vëllanë e tij, ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin shtetasit A. M. dhe A. A. Si pasojë  e të shtënave ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi A. M.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Paris u bë kapja dhe ekstradimi i tij në vendin tonë.

Më shumë