Hapësire reklamuese

Aktualitet

Atentati në Malsinë e Madhe, viktima sapo ishte kthyer nga Anglia: Si vrau një person me armën e shërbimit kur punonte polic (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Sokol Çelaj, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Shkodrës, pasi i është bërë një atentat teksa ai lëvizte me makinë, shkruan newsbomb.al. Ngjarja ka ndodhur në orën 22.50 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Reç, Malësi e Madhe.

58 vjeçari që shikoni në foto kishte pak ditë që ishte kthyer nga Anglia, shtet ku jetonte prej vitesh.

Viktima ka qenë duke lëvizur me makinën e tij kur është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar deri tani, dhe fatkeqësisht ka humbur jetën. Sokol Çelaj është transportuar në spitalin e Shkodrës por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Viktima, ishte duke udhëtuar së bashku me gruan e tij. Kjo e fundit është shprehur se nuk e kishte parë dot autorin, duke shtuar se kishte dëgjuar vetëm krisma dhe më pas kishte parë gjakun. Sipas saj autori kishte qëlluar direkt dhe ishte larguar.

Sokol Çelaj u vra shumë pranë shtëpisë së tij, teksa kthehej nga vizita te një i afërm i tij, shkruan newsbomb.al. 58 vjeçari jetonte në Angli prej 20 vitesh dhe në Shqipëri ishte kthyer më datë 18 gusht, pasi ishte i ftuar në disa dasma nga të afërm të tij.

Vrasja në 1989 kur ishte polic dhe 6 vite burg

Sokol  Çelaj ka punuar para se të largohej drejt Anglisë si polic dhe në vitin 1989 ka vrarë një person me armën e shërbimit. Gjykata asokohe e konsideroi vrasjen nga pakujdesia dhe Çelaj ka bërë rreth 6 vite burg. Pasi vuajti dënimin, ai u vendos në Angli.

Ndërkohë, të afërmit e personit që ka vrarë 58-vjeçari jetojnë në Itali. Kjo është një nga pistat që po hetohet deri më tani, por nuk përjashtohen edhe episode të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu