Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
72 %
4.6kmh
75 %
Hën
14 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
12 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Atentati në Malsinë e Madhe, Sokol Çelaj kishte 4 plumba në trup, një person i panjohur vizitonte zonën ditë para vrasjes (DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Malësinë e Madhe, ku iu bë atentat Sokol Çelajt, i cili humbi jetën në spitalin e Shkodrës.

58 vjeçari kishte pak ditë që ishte kthyer nga Anglia, shtet ku jetonte prej vitesh. Viktima ka qenë duke lëvizur me makinën e tij kur është qëlluar me armë zjarri.

Bëhet me dije se në trupi e viktimës u gjetën 4 plumba, njëra prej tyre në zemër që i ka marrë edhe jetën.

Mësohet se një person i huaj ditët e fundit po vizitonte shpesh fshatin e Reç, i cili kishte pyetur banorët se si dilet më shkurt në Pyllin e Gështenjave, dhe dyshohet që ky ka qenë dhe autori i vrasjes.

Shumë persona janë shoqëruar në polici në lidhje me ngjarjes, por që ende nuk është zbuluar asgjë.

58 vjeçari jetonte në Angli prej 20 vitesh dhe në Shqipëri ishte kthyer më datë 18 gusht, pasi ishte i ftuar në disa dasma nga të afërm të tij.

Vrasja në 1989 kur ishte polic dhe 6 vite burg

Sokol  Çelaj ka punuar para se të largohej drejt Anglisë si polic dhe në vitin 1989 ka vrarë një person me armën e shërbimit. Gjykata asokohe e konsideroi vrasjen nga pakujdesia dhe Çelaj ka bërë rreth 6 vite burg. Pasi vuajti dënimin, ai u vendos në Angli.

Ndërkohë, të afërmit e personit që ka vrarë 58-vjeçari jetojnë në Itali. Kjo është një nga pistat që po hetohet deri më tani, por nuk përjashtohen edhe episode të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img