Hapësire reklamuese

Aktualitet

Atentati në Lezhë, e konfirmon policia: Eno Nikulaj ndërroi jetë në spital (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Atentati në Lezhë, e konfirmon policia: Eno Nikulaj ndërroi

Policia e Lezhës ka konfirmuar zyrtarisht se 40 vjeçari Eno Nikulaj ka ndërruar jetë në spitalin e Lezhës. Ai nuk ka mundur të shpëtojë pavarësisht se u transportua në spital në gjendje shumë të rëndë.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi E. N., ju informojmë se:

Ky shtetas, si pasojë e plagëve të marra, pavarësisht ndihmës dhe trajtimit të menjëhershëm mjekësor, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës’ thuhet në informacionin shtesë të policisë së Lezhës," njofton policia.

Eno Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt u ekzekutua këtë mbrëmje te Porta e Ujësjellësit të Lezhës. Newsbomb.al ka siguruar pamjet e para nga vendi i ngjarjes. (VIDEO)

Autorët ende të paidentifikuar dyshohet se e kanë ndjekur dhe e kanë qëlluar teksa po lëvizte me një automjet tip foristradë. Pas atentatit, ata janë larguar autorët me një makinë që rezulton e vjedhur në Tiranë, konkretisht me targa AB138HT.

Burime për mediat bëjnë me dije se një makinë është evidentuar duke u djegur në rrugën e Rinasit, por edhe nuk është konfirmuar se ka të bëjë me ngjarjen në fjalë. (VIDEO)

Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore,. Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës.

Kujtojmë në prill të 2023 u ekzekutua edhe Ardian Nikulaj, i cili ishte duke konsumuar kafe në ambientet e lokalit të tij në Shëngjin. Katër britanikët akuzohen nga autoritetet në Shqipëri se janë financuar dhe porositur nga Edmond Haxhia për të vrarë biznesmenin dhe politikanin lezhjan.

Harry Simpson ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet se në bashkëpunim me pesë persona të tjerë (në rolet e porositësit, ekzekutorit dhe 3 bashkëpunëtorëve të tjerë), ka qenë i implikuar në vrasjen e Nikulajt. Në Marok bë i mundur edhe arrestimi i protugezit Ruben Saraiva, i cili dyshohet se është vrasësi i Nikulajt.

Lidhur me këtë ngjarje në pranga ranë edhe katër shtetasit e tjerë, Edmond Haxhia, Steven Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman, shkuan newsbomb.al. 

Haxhia, Hunt dhe Mathin janë arrestuar në Britani nga policia pas një urdhër-arresti nga Shqipëria për ekstradimin e tyre. Tre të arrestuarit si dhe britanikja Harriet Bridgeman, akuzohen nga autoritetet në Shqipëri se janë financuar dhe porositur nga Edmond Haxhia për të vrarë biznesmenin dhe politikanin lezhjan. Edmond Haxhia është nipi i Elton Lekstakaj, i cili kanë qenë në hasmëri me fisin Nikulaj prej vitit 1997.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese