Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Atentati në Lezhë, Aleksandër Deda pasi u qëllua me armë zjarri u nis vetë për në spital, atentatorët e ndoqën (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
FotoMontazh: Foto nga vendngjarja dhe Aleksandër Deda

Aleksandër Deda, biznesmeni 42-vjeç ka mbetur i plagosur pas një atentati që iu bë dje pranë një lokali në aksin Lezhë-Milot.

Bëhet me dije se Aleksandër Deda ka marrë një plumb në gjoks, dhe menjëherë pas atentatit është nisur vetë për në spitalin e Lezhës.

Por si duket autorët nuk kishin ‘mbaruar ende punën’ pasi edhe kur Deda është nisur me makinë për në spital ata e kanë ndjekur.

42-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Burime për median bëjnë me dije se policia ka shoqëruar disa persona në lidhje më këtë ngjarje.

Sakaq pritet dëshmia e Aleksandër Dedës për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Kujtojmë që Aleksandër Deda, rreth 42-vjeç, i cili njihet dhe me nofkën ‘Leksi i Druve’ është qëlluar mbrëmjen e djeshme me armë zjarri nga persona të paidentifikuar, teksa ishte vetëm në makinë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll