Hapësire reklamuese

Aktualitet

Atentati në Kurbin, gjenden dy "Range Rover" të djegur, brenda tyre 4 automatikë

Shkruar nga Newsbomb

Dy automjete “Range Rover” dhe 4 automatikë kanë përdorur autorët në atentatin ndaj Ardian Gjeloshit në Kurbin ku fatkeqësisht mbeti i vrarë ekonomisti i tij Selman Mihana.

Newsbomb sjell pamje nga vendi ku janë gjendur të djegur dy automjetet tip “Range Rover” që u përdorën nga autorët. Vendi ku u dogjën makinat ndodhet rreth 5 km prag vendit te ngjarjes dhe 1 km ne ane te Rrugës se Kombit pranë Lumit Mat në Fushë-Milot te Kurbinit.

Në një reagim më herët policia ka thënë se dyshohet se atentati u bë nga vrasës me pagesë.

Në tokën pranë brigjeve të Lumit Mat në Fushë-Milot ku janë djegur dy automjetet policia pas kontrollit ka gjetur 4 automatikë të shkrumbuar.

Makinat e djegura  janë pikasur nga banor te zonës një ditë pas ngjarjes dhe ata sinjalizuan policinë. Hetuesit të cilët kryen veprimet hetimore gjeten dhe 4 arme automatike te shkrumbuara, njëra prej të cilave mendohet të jetë përdorur më ngjarjes.

Mbetjet e makinave dhe armeve janë sekuestruar ne cilësinë e provës materiale, ku do ti nënshtrohen ekzaminimeve shkencore me shprese të gjetjes së ndonjë gjurme që mund të ndihmojë në identifikimin e autoreve.

Ky vend përdoret kryesisht për djegien e mbetjeve të ndryshme dhe autorët kanë gjetur pikërisht këtë vend për të mos u kuptuar dhe humbur gjurmët.

Pamje nga vendi ku u dogjen dy "Range Rover"

Atentati në Kurbin ndaj Ardian Gjeloshit

Atentati ku mbeti i vrarë ekonomisit Selman Mihana u u shënua në orën 07:00 te mëngjesit në fshatin Gurëz.

70-vjeçari Mihana, kishte shkuar në punë si çdo ditë tjetër, por ra pre e plumbave brenda ambienteve të punës, firmës së inerteve në Kurbin. Policia e Kurbinit në njoftim zyrtar tha se shënjestër e atentatit është pronari i firmës së inerteve, Ardjan Gjeloshi, i cili shpëtoi me plagë të lehta.

Dyshohet se autorë kanë vëzhguar lëvizjet e shenjestres, por pa arritur ta vrasin. Sapo 51-vjecari Ardian Gjeloshi ka hyrë në ambientet e firmës, atentori ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar me kallashnikov. Nga të shtënat, mbeti i vrarë aksidentalisht ekonomisti i cili duket se ka qenë në shoqërinë e pronarit dhe ka tentuar ta mbrojë atë. Ndërsa personi i dytë ka pritur në makinë. Policia ka sekuestruar në vengnjarje 20 gëzhoja si dhe po bën këqyrjen e kamerave të sigurisë për identifikimin e autorëve, të cilët u larguan me makinë në drejtim të fshatit Fushë-Kuqe.

Zv/drejtori për hetimin e krimeve në Policinë e Lezhës, Gentian Berberi tha se objektiv i autorëve të krimit ka qenë pronari i firmës, Ardian Gjeloshi që mbeti i plagosur dhe jo ekonomisti që u vra.

“Dyshohet që është qëlluar me automatik. Ka të dhëna të lëvizjes së autorëve me një mjet. Po hetojmë konfliktet, mosmarrëveshjet që ka personi i cili është tentuar të vritet. Objektiv i atentatit është personi i cili ka mbetur i plagosur. Fatmirësisht është në gjendje të mirë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, u shpreh Gentian Berberi.

Një ditë pas atentatit me armë zjarri në Gurëz të Kurbinit ku mbeti i vdekur ekonomisti, mësohet se bëhet fjalë për një vrasje me pagesë.

Krimi dyshohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë dhe dyshohet se janë dy persona veshur me të zeza që kanë hyrë në ambientet e biznesit. Pasi kanë kapërcyer rrethimin kanë hapur zjarr menjëherë në drejtim të viktimës dhe të plagosurit.

Gjithashtu mediat raportuan se biznesmeni Ardjan Gjeloshi ishte vëzhguar prej disa ditësh me dron dhe bazuar në të dhënat e grupit hetimor, një person ka kërkuar detaje në lidhje me numrin e punonjësve.

Ne foto: Viktima, Selman Mihana Ne foto: Viktima, Selman Mihana

Lexo edhe: Atentati në firmën e inerteve në Kurbin, dyshohet për vrasës me pagesë

Lexo edhe: “Ardjan Gjeloshi vëzhgohej me dron”, detaje të reja nga atentati në Kurbin

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese