Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Atentati në ish Bllok, policia e Tiranës jep detaje për arrestimin e Geldo Hotit: Dyshohet të ketë qëlluar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nnë pikën doganore të Kakavijës mbrëmjen e djeshme është kapur pjestari i katërt i grupit të Ervin Matës.

Mësohet se personi i ndaluar është Geldo Shpëtim Hoti, 37 vjeç. Forcat speciale u nisën nga Tirana drejt Kakavijës për të marrë 37 vjecarin.

Hoti ka qenë i pranishëm në vendngjarje në momentin e përplasjes, dhe sipas policisë dyshohet  të ketë qëlluar me armë zjarri gjatë konfliktit ku mbeti i vrarë 1 person dhe u plagosën 2 të tjerë. Ai është ndaluar rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme pasi kur është pyetur nga policët e Doganës për arsyen e kalimit jashtë vendit nuk është përgjigjur. 

Duke qenë se nuk ka reaguar ai është shoqëruar në ambientet e brendshme të Doganës, ku në bazë të sistemit ‘TIMS’, ka rezultuar se ka qenë në kërkim për vrasjen në ish Bllok. Gjithashtu 37 vjeçari Geldo Hoti nuk ka bërë rezistencë në momentin e ndalimit. 

Kujtojmë se nga atentati i dy ditëve më parë, mbeti i vrarë mbeti Fabiol Gaxha, 28 vjeç, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Eljon Hato,  28 vjeç, banues në Shkodër.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas i përfshirë në konfliktin e ndodhur në një lokal në mbrëmjen e datës 05.10.2018, ku mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u pagosën shtetasit E. M., dhe E. H.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Gjirokastër, mbasditen e djeshme kapën dhe ndaluan shtetasin :

– Geldo Hoti, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit të ndodhur më datë 05.09.2018 në ambientet e brendshme të një lokali në rrugën “Ibrahim Rugova” dhe dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri gjatë konfliktit ku mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 79/dh, 25, 278 të Kodit Penal.

Më shumë

spot_img