Hapësire reklamuese

Aktualitet

Atentati në Fushë Krujë, brenda Land Rover-it të djegur policia gjen 4 armë zjarri

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Shtetit disa orë pas vrasjes së ish-policit Gentjan Bejtjas në fshatin Hasan ka gjetur një automjet tip "Land Rover", i bardhë, i djegur, brenda të cilit janë gjetur katër armë zjarri të djegura.

Dyshohet se automjeti dhe 4 armët e zjarri janë përdorur në ekzekutimin e ish-policit para banesës së tij në fshatin Larushk të Fushë Krujës.

Policia:

Në vazhdim të veprimeve hetimore, në fshatin Hasan është gjetur një automjet tip "Land Rover", i bardhë, i djegur, brenda të cilit janë gjetur katër armë zjarri të djegura. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Në foto pamje nga banesa e Gentian Bejtes në fhstin Larushkë të Fushë-Krujës

Lexo edhe: Lexo edheArmiqtë e gjetën para policisë, kush ishte ish-polici Gentjan Bejtja (E PLOTË)

Gentjan Bejtja është ekzekutuar sot në oborrin e banesës së tij, teksa e ëma po e priste e vetme në shtëpi.

Edhe pse kishte kërkuar azil në Norvegji dhe Suedi, thirrjet e tij ranë në vesh të shurdhët, pasi nuk iu miratuan. Në kohën e krimit, dy fëmijët e tij nuk ndodheshin në banesë, sepse prej kohësh ishin shpërngulur në Tiranë.

Edhe pse nuk ka shumë detaje për ngjarjen e rëndë, paraprakisht mendohet se atentatorët kishin kohë që e ndiqnin dhe po prisnin momentin e duhur për ta ekzekutuar. Ai ishte shpallur në kërkim në verën e vitit 2023, por mesa duket autorët e krimit janë treguar më të  “shkathët” se vetë policia, duke e gjurmuar.

Deri më tani, besohet se pjesëmarrës në krim kanë qenë më shumë se 2 persona të panjohur, të cilët janë larguar menjëherë pasi krimit. Më pas ata i kanë vënë flakën makinë, në një fshat tjetër të zonës, në tenativë për të fshirë të gjitha gjurmët.

Atentati me armë zjarr në fshatin Larushkë të Krujës është konfirmuar zyrtarisht dhe nga Policia e Shtetit. Uniformat blu bëjnë me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit, përcjell newsbomb.al.

Ky shtetas i ka shpëtuar disa atentatëve më armë zjarri, më i fundit në korrik të vitit 2023 ku u vra kunati i tij Ramzan Sino dhe vetë Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Prej verës së kaluar ai ishte larguar nga shtëpia dhe ishte rikthyer vetëm sot. Sapo ka shkelur në pragun e saj, është qëlluar me breshëri plumbash.

Ish-polici i burgjeve që ishte kthyer në një nga eksponentët e krimit në Fushë Krujë, ishte një emër i njohur për policinë, pasi së bashku me Enver Stafukën, ishin personat që vodhën makinën e përdorur për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj në shkurt të vitit 2013. Të dy u arrestuan nga një ditë pas vrasjes së kryekomisarit.

Gjithashtu, ish-polici Bejtja i ka shpëtuar edhe një atentati me minë të telekomanduar në vitin 2016. Në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Asokohe Gentian Bejtja mbeti i plagosur, shkruan newsbomb.al.

Në verën e vitit 2023 ai ndodhej në oborrin e shtëpisë me kunatin dhe familjarë të tjerë, kur një togë vrasësish hapën zjarr me breshëri dhe i morën jetën Ramzan Sinos, plagosën Gentian Bejten dhe dy fëmijët e mitur të tij. Ramazan Sino ishte shofer në Prokurorinë e Tiranës.

Lexo edhe: Armiqtë e gjetën para policisë, kush ishte ish-polici Gentjan Bejtja (E PLOTË)

Lexo edhe: Policia në drejtim të Larushkut, autorët djegin makinën pas vrasjes së Gentian Bejtes

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese