Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1.5kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
17 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Atentati në Fushë Krujë / Dyshohet se ishin KATËR autorë, zbritën nga makina dhe hapën zjarr me tre armë automatike (DETAJE TË REJA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mësohen detaje të reja nga atentati me tre viktima ditën e sotme në mbikalimin e Fushë Krujës.

Sipas informacioneve të Newsbomb.al, brenda makinës së djegur të autorëve janë gjetur te armë zjarri automatikë.

Dyshohet se autorët kanë qenë katër persona, njëri shofer dhe tre të tjerët të pajisur secili me nga një armë zjarri automatik. Kjo provohet edhe nga numri i madh i gëzhojave që janë gjetur në vendin e ngjarjes, mbi 50 të tilla.

Autorët kaë zbritur nga makina dhe më pas kanë hapur zjarr në drejtim të shënjestrës.

Mjeti i përdorur nga autorët u dogj në afërsi të fshatit Larushk, rreth 4 kilometra larg vendit të atentatit, ndërsa targat kanë qenë të vjedhura dhe të denoncuara si të vjedhura këtë vit nga një makinë në Tiranë.

30-vjeçari Diklen Vata që u gjet i pajetë afër makinës, dyshohet se është ekzekutuar nga afër. Ai arriti të dilte nga makina, ndërsa Brilant Martinaj dhe viktima tjetër i dyshuar si shtetasi me inicialet A.H u vranë brenda makinës tip “Volskëagen Passat”.

Trupat e tyre u shkrumbuan për shkak se makina mori flakë, ndërsa për verifikimin zyrtar të tyre pritet eskpertiza mjeko-ligjore.

Dyshohet se autorët janë nga zona e Niklës, ndërsa një aksion i madh policor është duke u zhvilluar nga FNSH dhe RENEA për identifikimin dhe kapjen e tyre.

/Newsbomb.al

Më shumë




spot_img








spot_img