Hapësire reklamuese

Aktualitet

Atentati në firmën e inerteve në Kurbin, dyshohet për vrasës me pagesë

Shkruar nga Newsbomb

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e ditës së djeshme, 10 shkurt në fshatin Gurëz, Kurbin u vra një person dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Selman Mihana, ekonomist në një firmë inertesh në Kurbin u vra aksidentalisht mëngjesin e së shtunës nga atentati i cili raportohet se ishte planifikuar për pronarin e firmës së inerteve, Ardjan Gjeloshi, i cili shpëtoi me plagë të lehta dhe ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Një ditë pas atentatit me armë zjarri në Gurëz të Kurbinit ku mbeti i vdekur ekonomisti, mësohet se bëhet fjalë për një vrasje me pagesë.

Krimi dyshohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë dhe dyshohet se janë dy persona veshur me të zeza që kanë hyrë në ambientet e biznesit. Pasi kanë kapërcyer rrethimin kanë hapur zjarr menjëherë në drejtim të viktimës dhe të plagosurit.

Dy janë pistat ku po heton prokuroria në lidhje me atentatin e djeshëm që kishte në shënjestër Ardian Gjeloshin. Pista e parë janë konfliktet me biznesin me pjesëtarë të një fisi nga Pllane. Si pistë të dytë po heton atë të hakmarrjes.

Ne foto: Viktima, Selman Mihana Ne foto: Viktima, Selman Mihana

Si ndodhi ngjarja

Atentati ku mbeti i vrarë ekonomisit Selman Mihana u u shënua në orën 07:00 te mëngjesit në fshatin Gurëz.

70-vjeçari Mihana, kishte shkuar në punë si çdo ditë tjetër, por ra pre e plumbave brenda ambienteve të punës, firmës së inerteve në Kurbin. Policia e Kurbinit në njoftim zyrtar tha se shënjestër e atentatit është pronari i firmës së inerteve, Ardjan Gjeloshi, i cili shpëtoi me plagë të lehta.

Dyshohet se autorë kanë vëzhguar lëvizjet e shenjestres, por pa arritur ta vrasin. Sapo 51-vjecari Ardian Gjeloshi ka hyrë në ambientet e firmës, atentori ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar me kallashnikov. Nga të shtënat, mbeti i vrarë aksidentalisht ekonomisti i cili duket se ka qenë në shoqërinë e pronarit dhe ka tentuar ta mbrojë atë. Ndërsa personi i dytë ka pritur në makinë. Policia ka sekuestruar në vengnjarje 20 gëzhoja si dhe po bën këqyrjen e kamerave të sigurisë për identifikimin e autorëve, të cilët u larguan me makinë në drejtim të fshatit Fushë-Kuqe.

Zv/drejtori për hetimin e krimeve në Policinë e Lezhës, Gentian Berberi tha se objektiv i autorëve të krimit ka qenë pronari i firmës, Ardian Gjeloshi që mbeti i plagosur dhe jo ekonomisti që u vra.

“Dyshohet që është qëlluar me automatik. Ka të dhëna të lëvizjes së autorëve me një mjet. Po hetojmë konfliktet, mosmarrëveshjet që ka personi i cili është tentuar të vritet. Objektiv i atentatit është personi i cili ka mbetur i plagosur. Fatmirësisht është në gjendje të mirë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, u shpreh Gentian Berberi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese