Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, pranë ish-QTU-së, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri një 57 vjeçar.
Mësohet se shënjestra ka qenë Demir Backa, rreth 57 vjeç, i cili ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij tip “Audi”, kur është gjendur nën breshërinë e kallashnikovit.
Ai ka marrë plagë të shumta në trup dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.