Një plagosje me armë zjarri është regjistuar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Një person, i quajtur Qani (Alibeaj) Zylyfi është plagosur në sheshin “Rinia” të qytetit, ndërsa plumbat kanë ardhur nga një automjet “BMW” që ishte në lëvizje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, ndërkohë që policia ka ngritur disa postblloqe në akset kryesore dhe po punon për identifikimin e autorit. Postblloqet janë ngritur në aksin Elbasan-Tiranë, Elbasan-Peqin dhe Elbasan Librazhd.
Zylyfi ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën dhe deri më tani dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për pazare droge.