Hapësire reklamuese

Aktualitet

Atentati në Durrës, 38-vjeçari që u ekzekutua nipi i “Arapit të Sukthit”

Shkruar nga Newsbomb
Atentati në Durrës, 38-vjeçari që u ekzekutua nipi i

Fatjon Dervishi, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash pas mesnate në Sukth të Durrësit, është nipi i Rexhep Arapit, i njohur si “Kep Arapi” apo “Arapi i Sukthit”.

Rexhep Arapi është një person shumë i njohur për drejtësinë penale, pasi ka qenë i dënuar për disa vepra kriminale.

Arapi është arrestuar në mars të ktij viti, pasi ishte i shpallur në këkrim nga Italia për veprën penale "Organizimi i emigracionit të paligjshëm". Po ashtu më herët ka qenë i dënuar për trafikim lëndësh narkotike, armëmbajtje pa leje dhe i skeduar për vrasje.

Lexo edhe: Detaje nga ekzekutimi në Durrës, 38-vjeçari ishte në makinë me një shok kur u qëlluan me breshëri plumbash

Si ndodhi atentati ndaj Fatjon Dervishit

38 vjeçari, Fatjon Dervishi është qëlluar me breshëri plumbash teksa po kthehej në banesë, pasi kishte konsumuar një kafe me mikun e tij.

Makina që drejtohej nga Dervishi është qëlluar me breshëri plumbash nga një armë automatike. 38-vjeçari mori dy plumba në organet jetësore dhe për pasojë ndërroi jetë në spital, ndërsa shoku që ishte në makinë me të, fatmirësisht nuk është plagosur.

Ai ka treguar para uniformave të policisë se po ktheheshin në shtëpi, kur u qëlluan me breshëri plumbash. Në lidhje me ngjarjen janë marrë në pyetje 10 persona, familjarë dhe të afërm të viktimës, teksa policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

[gallery td_select_gallery_slide="slide" size="full" td_gallery_title_input="Foto nga vendi ku ndodhi ngjajra/ © Credits report tv.al" ids="740148,740149"]

Lexo edhe: Të shtëna me armë pas mesnate në Durrës, vritet 38-vjeçari (Emri)

 Informacion paraprak

Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar  është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese