Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Atentati në Astir, Erigers Mihasi kishte filluar të frekuentonte xhaminë: Donte të linte pas të shkuarën e errët

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Atentati në Astir i mori jetën mbrëmë babait të tre fëmijëve, Erigers Mihasi, 32-vjeç dhe mikut të tij Armand Dumani 26 vjeç.

Mihasi ishte një emër i njohur për policinë, pasi akuzohej për grabitje, si personi kryesor që ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushërinjve Mumajesi në Tiranë. Gjithashtu ai dyshohet se ka marrë pjesë në një ngjarje tjetër kriminale në vitin 2017 në Laç, ku ka mbetur i plagosur Rudolf Toma, punonjës në bashkinë e Kurbinit.

Po si duket Mihasi kushte vendosur që të hiqte dore nga e shkuara e errët. Bëhet me dije se ai së fundmin filluar të frekuentonte xhamitë në Tiranë, duke iu kthyer besimit dhe duke hequr dorë kështu nga krimet.

Në një postim nga Xhamia e Tiranës thuhet se 32-vjeçari kishte filluar të falej për të lënë pas të shluarën e errët.

“Te Allahut jemi dhe vetem tek Ai do te kthehemi. Sot ia dorzoi shpirtin Allahut Erigers Mihasi i cili u vra ne nje atentat tek astiri bashke me shokun e tij. Erigersi sapo kishte filluar te vinte ne xhami per te lene pas tij te kaluaren e erret. Mirepo deshi Allahu ta merrte insha Allah ne meshiren e Tij. Namazi i Xhenazes do te falet ne Varrezat e Sharres ne oren 14:30. Zoti u dhente durim familjareve te tij sepse me te vertete kishin brum fetar, amin”thuhet në postim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img