Hapësire reklamuese

Aktualitet

Atentati ndaj vëllait të Andrea Kalemit dhe hakmarrja për vrasjen e Sadikajt

Shkruar nga Newsbomb

Vëllai i Andrea Kalemit, Zamir Kalemi mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme ( 12 janar 2024) në një tentativë vrasjeje me armë zjarri të dyshuar kallashnikov pranë rrethrrotullimit të Selitës në Tiranë, rreth orës 22:55.

Zamir Kalemi 41 vjeç ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Smart”, kur persona të panjohur qëlluan me breshëri plumbash ndaj tij.  Për fat të mirë 41-vjeçari mori plagë të lehta në këmbë dhe ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se në momentin ku plumbi ka kapur 41-vjeçarin në këmbë, ai ka humbur kontrollin e automjetit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Pamje nga vendngjarja, makina e Zamir Kalemit pas atentatit Pamje nga vendngjarja, makina e Zamir Kalemit pas atentatit

Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Pak pas atentatit policia gjeti një makinë të djegur në zonën e Bërzhitës, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët që qëlluan me armë zjarri Zamir Kalemin.

LEXO EDHE: Nga vrasjet në Belgjikë tek e Edmond Papës, kush është Andrea Kalemi

Por kush është Zamir Kalemi dhe çfarë dyshohet se fshihet pas atentatit mafioz

Zamir Kalemi është personazh i njohur për policinë. Ai është vëlla i Andrea Kalemit i njohur ndryshe si Adriatik Kalemi, i cili shpëtoi një atentati më 10 gusht 2023 në ishullin Pax të Greqisë.

Më 14 dhjetor 2023 Andrea Kalemi u plagos me thikë në burgun “Koridhalos” në Greqi. Autori sipas mediave grekte kishte qenë një 28-vjeçar egjiptian.

Zamir Kalemi dhe Andrea Kalemi janë të afërm  të Aleksandër Sadikajt, u cili mbeti i vrarë në 11 qershor 2022 në afërsi të TEG në një atentat me eksploziv që ishte vendosur poshtë makinës me të cilën po udhëtonte.

Aleksander Sadikaj Aleksander Sadikaj

Atentati i i mbrëmjes së kaluar ndaj Zamir Kalemit dyshohet të jetë vijim i sagës së vrasjeve të Aleksandër Sadikajt dhe biznesmenit Edmond Papa.

Vëllai i Zamir Kalemit, Andera Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022, ngjarje e ndodhur 6 muaj pas vrasjes së nipit të tij Aleksandër Sadikaj.

Edmond Papa Edmond Papa

Vrasja e Edmond Papës është perceptuar si shenjë hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për vrasjen e Papës u arrestua shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo dhe është në kërkim shoku tjetër Andrew Bode. Në dosjen hetimore përmendet gjithashtu edhe emri i Kalemit.

Kush është Andrea Kalemi?

51-vjeçari Andrea Kalemi i njohur si Adriatik Kalemi, i plagosur në një atentat në ishullin grek, rezulton të jetë një emër jo pak i njohur për policinë shqiptare.

Në vitin 2001 ai rezulton se është arrestuar nga forcat speciale RENEA. Gjithashtu  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001.

Në vitin 2017 ai është arrestuar në Tiranë së bashku me 2 persona të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa një person i katërt që ishte me ata goditi me shufër hekuri në kokë, punonjësin e policisë E. V., i cili u dërgua në spital.

Kujtojmë se qershor 2022, mbeti i vrarë në një shpërthim me eksploziv kushëriri i tij, Aleksandër Sadikaj.  Pak muaj më vonë u ekzekutua në zonën e Selitës biznesmeni Edmond Papa, si shenjë hakmarrje për vrasjen e Sadikajt.

Për vrasjen e Papës u arrestua shoku i Aleksandër Sadikajt, Albano Velo, si dhe është në kërkim shoku tjetër Andrea Bode. Ndërkohë në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Kalemit.

51 -vjeçari figuron pronari i një bar kafe, restorant, pika servisi, parkim automjetesh, lavazh, hotele etj, agjenci shitblerje dhe dhënie me qira të pasurive të patundshme, agjenci transporti të udhëtareve dhe mallrave brenda dhe jashtë vendit, si dhe aktivitete të ndërtimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese