Tirana
scattered clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
2.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
12 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
15 °
E diel, 5 Dhjetor, 2021
spot_img

Atentati ndaj ‘të fortit’ të Shkodrës Lulzim Kulla, Gjykata liron 3 të dyshuarit për shpërthimin me tritol

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cc84f517c2051effeb46a3ccdf4b9d66

Tre të dyshuarit për atentatin ndaj Lulzim Kullës janë liruar nga paraburgimi.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e 13 janarit në lagjen “Rus” në Shkodër ku mbeten të plagosur 8 persona, mes tyre dhe shënjestra Lulzim Kulla, i njohur si “i forti” i Shkodrës.

Policia njoftoi atëherë se 7 persona ishin të dyshuar se vendosën tritolin në lagjen ‘Rus’ dhe organizuan atentatin e 13 janarit.

Policia kishtë vënë në pranga Endri Çopja 29 vjeç; Argel Lulaj 31 vjeç, të dy banues në Elbasan. Gjithashtu u arrestua në flagrancë Serxho Teta, 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Të tre këta persona janë liruar gjatë ditës së sotme nga qelitë e paraburgimit.

Për Endri Çopjan është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” ndërsa Argel Lulaj dhe Serxho Teta me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Endri Çopja dhe Argel Lulaj kanë qenë nën hetim për veprat penale “vrasje në rrethana cilësuese të mbetur në tentative”, “armëmbajtje pa leje” dhe “shkatërrim të pronës me eksploziv”.

Me zhvillimin e hetimeve, vepra penale e Endri Çopjes është zbutur në “sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasjen” ndërsa Argel Lulaj është vërtetuar se ka qenë të nesërmen e ngjarjes për të marrë makinën bashkë me shokun e tij Çopja ndërsa Serxho Teta nuk ka qenë asnjëherë në Shkodër. Në seancën gjyqësore Endri Çopja deklaroi se i ka sjellë motorin një personi me emrin Toni pasi ky i fundit ja ka kërkuar për ta blerë.

Ai deklaroi se motorin nuk e ka sjellë me qëllim për të bërë vrasje dhe nuk e ka ditur se mund të bëhet ndonjë atentat.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img