Hapësire reklamuese

Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, flet babai i shoferit të vrarë: Prokuroria të veprojë, ndryshe do e marr vetë gjakun e tim biri

Shkruar nga Newsbomb
Andi Maloku

Babai i Andi Malokut, shoferit të vrarë gjatë atentatit të prokurorit Arjan Ndoji, kërkon drejtësi për vrasjen e të birit.

 

Genc Maloku, babai i Andi Malokut i ka bërë thirrje SPAK që të sqarojë se pse iu vra djali, përndryshe ka thënë se do ta marrë vetë gjakun e të birit.

Sakaq ai ka pranuar se e ka takuar deputetin e opozitës Halit Valteri dhe i ka treguar videon të cilën e ka siguruar privatisht.

“Im bir 2 muaj pune si shofer i prokurorit Ndoj. Prokuroria ka videot e ngjarjes dhe nuk arreston atentatorin tjetër. Prokuroria te veproje ndryshe do e marr vete gjakun e tim biri.

Unë kam videot dhe i kërkova ndihmë deputetit Valteri që të ngrejë zërin. Videot i kam siguruar privatisht, SPAK të veprojë”, tha Genc Maloku, babai i të riut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll