Hapësire reklamuese

Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, SPAK kërkon burg përjetë për Redjan Rrajën

Shkruar nga Newsbomb
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, SPAK kërkon burg përjetë

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar ka kërkuar burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën, nipin e  deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj në Shkozet të Durrësit.

Po ashtu SPAK ka kërkuar edhe 35 vite burg për Ariol Halilajn. Rraja dhe Halilaj akuzohen për atentatin ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Kujtojmë që më 1 nëntor 2019, automjeti ku po udhëtonin Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Aleksandër Laho (alias Landi Muharremi) u qëllua me breshëri kallashnikovi te mbikalimi i Shkozetit. Ndoja dhe Laho arritën t’i shpëtonin vdekjes, ndërsa shoferi Maloku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda në datën 7 nëntor.

Policia gjeti të braktisur në Shkafanë një automjet të braktisur, i cili u përkiste atentatorëve. Prokurori ka thënë se ka dy prova shumë të rëndësishme që lidhen me ADN e Redjan Rrajës, ndërsa i akuzuari tjetër Arjol Halilaj dyshohet se është personi që ka fshehur mjetin dhe atentatorët.

Ndërkohë para trupës gjykuese më herët Raja ka mohuar akuzat se ka lidhje me ngjarjen.

“Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen.Më janë marrë gjurmët e gishtave, nuk e di si janë përdorur. Në një rast më janë marrë pa praninë e avokatit. Më kanë marrë shumë rroba në  makinë pas arrestimit”, ka thënë ai më herët.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll