Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
47 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
8 °
Sht
4 °
Die
0 °
E mërkurë, 19 Janar, 2022
spot_img

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, në GJKKO dëshmojnë dy fëmijë të mitur; po luanin me biçikletë kur panë autorët e vrasjes

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy fëmijë të mitur janë paraqitur sot në GJKKO në procesin ndaj Redjan Rrajës dhe Arjol Halilajt që akuzohen për atentatin ndaj prokuroit Arjan Ndoja, ngjarje që ka ndodhur më 1 nëntor 2019.

Bëhet me dije se dy vëllezërit që janë të mitur në ambientet e GJKKO janë shoqëruar nga babi i tyre. Fëmijët që ishin duke lozur me biçikletë kanë parë autorët të cilët pas atentatit braktisën makinën në Shkafanë.

Mirëpo fëmijët nuk kanë arritur të japin dëshminë që ndoshta do të zbardhte edhe ngjarjen, pasi seanca është shtyrë sepse mungonte avokati i Redjan Rrajës.

Fëmijët kanë treguar se pasi ata kanë braktisur makinën (flitet për atentatorët), pranë tyre ka ardhur një automjet me targa Durrësi dhe personi që e drejtonte ka kërcënuar Redjan Rrajën. “Do të pres fytin” i ka thënë personi nga Durrësi Redjan Rrajës, kanë treguar dy të miturit pak kohë më parë. Më pas ata janë trembur dhe janë larguar për në shtëpi.

Kujtojmë që më 1 nëntor 2019, automjeti ku po udhëtonin Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Aleksandër Laho (alias Landi Muharremi) u qëllua me breshëri kallashnikovi te mbikalimi i Shkozetit. Ndoja dhe Laho arritën t’i shpëtonin vdekjes, ndërsa shoferi Maloku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda në datën 7 nëntor.

Policia gjeti të braktisur në Shkafanë një automjet të braktisur, i cili u përkiste atentatorëve. Prokurori ka thënë se ka dy prova shumë të rëndësishme që lidhen me ADN e Redjan Rrajës, ndërsa i akuzuari tjetër Arjol Halilaj dyshohet se është personi që ka fshehur mjetin dhe atentatorët.

Njëri nga autorët, Redjan Rraja është nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, ndërkohë që së bashku me Ariol Halilajn akuzohen për “vrasje të funksionarit publik të mbetur në tentativë”, “vrasje në rrethana cilësuese”, “vrasje e mbetur në tentativë”, “armëmbajtje pa leje” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img