Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Atentati ndaj Preng Gjinit, Artan Hoxha zbulon arsyen pse policia nuk e kap autorin

spot_img

Lajme të ngjashëm

5fe3e8550275ef65b98c8d370d7bba7c

Atentati i 15 shtatorit në mes të Tiranës ku mbeti i plagosur shtetasi Preng Gjini ka si autor një Italian.  

Kështu u shpreh gazetari investigativ, Artan Hoxha në emisionin “Opinion”.

Sipas Hoxhës bëhet fjalë për një vrasës me shtetësi të huaj dhe kjo është arsyeja pse policia nuk e kap dot.

“Kanë ardhur vrasës italianë, nuk e kapin dot. Është italian ekzekutori” tha Hoxha.

Preng Gjini mbeti i plagosur nga shpërthimi i eksplozivit me telekomandë në makinën më të cilën po udhëtonte, ndërsa pista ku po hetohet është hakmarrja. Ngjarja ndodhi në zonën e Selitës në Tiranë.

Saga e mosmarrëveshje fillon me vrasjen e Kreshnik Gjinin në Belgjikë, Armando Gjini (vëllai i Preng Gjinit) në Rrëshen, Kastriot Reçi u godit me snajper, Gaspër Reçi në Romë.

Zanafilla ka qenë për prishje interesash për trafikun e lëndëve narkotike. Asnjë nga vrasjet e ndodhura në Belgjikë, Romë apo Rrëshen nuk është zbardhur. I fundit ishte Kastriot Reçi, i cili u ekzekutua ne snajper në mes të Rrëshenit në fillim të këtij viti.

 

Më shumë

spot_img