Hapësire reklamuese

Aktualitet

Atentati ndaj mikut të Ervis Martinaj, gazetari: Klisman Preçi kishte vetëm 10 mijë lekë në xhep, po pinte kafe në lagje

Shkruar nga Newsbomb
Atentati ndaj mikut të Ervis Martinaj, gazetari: Klisman Preçi
Gazetari Artan Hoxha ka treguar sot dteaje nga një atentat që ndodhi muaj më parë në Milot, ku mbeti i plagosur miku i Ervis Martinaj, shtetasi Ylli Brahimi, dhe humbi jetën i riu Klisman Preçi. Sipas gazetarit, ky i fundit nuk kishte asnjë lidhje me mikun e Martinajt. "Unë kam parë dhe vendngjarje. Janë qëlluar tre karikatorë. Ai është vrarë pasi ka dalë nga blindi. Sa ka hapur derën dhe ka dalë, e kanë vrarë. Ai blindi është i një personi nga Shkupi. Predhat kishin hyrë në dhomën e gjumit të Klisman Preçit", tha Hoxha në emisionin "LOG". Ai tregoi se Preçi nuk kishte lidhje me Brahimin, përveç se ishin komshinj dhe ditën e vrasjes, miku i Ervis Martinaj i kishte kërkuar Klismanit që të merrte timonin e makinës së blinduar dhe ta çonte deri te pallati ku jetonin të dy, sepse ishte i dehur.

Pjesë nga deklarata e gazetarit Artan Hoxha:

Po kthehem nga Miloti, isha në shtëpinë e Klisman Preçit. Me 10 mijë lekë në xhep ka qenë mavriu dhe e vranë. Kam parë nënën dhe babanë e atij djalit atje, se e kishin djalë të vetëm. Qanin dhe sot se nuk kanë asnjë përgjigje. Ai djali nuk ka asnjë lidhje. Ka dalë për të pirë kafe. Ai Ylli Brahimi rri në katin e tretë. I ka thënë kam pirë pak, do më çosh në shtëpi. Unë kam parë dhe vendngjarje. Janë qëlluar tre karikatorë. Ai është vrarë pasi ka dalë nga blindi. Sa ka hapur derën dhe ka dalë, e kanë vrarë. Ai blindi është i një personi nga Shkupi. Predhat kishin hyrë në dhomën e gjumit të Klisman Preçit. Fatmirësisht, në atë dhomë që rrinin fëmijët e motrës së tij, ata nuk ishin atë ditë. Edhe babai i Klisman Preçit, një ish-polic, i kishte thënë Brahimit mos ma lërë më blindin aty (jetonte në katin e parë), se do të vendosin ndonjë tritol dhe do më marrësh në qafë mbesat dhe nipin. Në atë atentat kanë qenë 6 persona. Dy ishin në hyrje të Milotit dhe drejtonin trafikun, nuk lejonin makinat të kalonin për të mbajtur rrugën hapur. Ata kanë qenë me veshje të Forcave Speciale. Unë kam thënë që këto kohë po qarkullon një skuadër e tillë. Familja e Ylli Brahimit kishte ikur fare nga pallati. Nuk ishte më aty. Atentatorët kishin dhe një pajisje që bllokonte kamerat. Ylli Brahimi i shikonte në telefon ato, por ngaqë ishte i dehur nuk i ka parë para se të shkonte te pallati.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll