Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
1.5kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
31 °
Die
31 °
Hën
30 °
Mar
31 °
E premte, 19 Gusht, 2022
spot_img

Atentati ndaj Hekuran Billës te ‘Komuna e Parisit’/ Sot jepet masa për Viktor Markun, u arrestua në Mal të Zi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme pritet të jepet masa e sigurisë për Viktor Markun, i cili u arrestua për ekzekutimin e Hekuran Billës në 11 qershor në zonën e Komunës së Parisit.

albsig

Viktori është vëllai i Prel Markut, 22 vjeçarit që u vra në vitin 2006 nga Hekuran Billa, ndaj edhe policia dyshon se vrasja e këtij të fundit është bërë për hakmarrje.

Gjatë seancës së djeshme, Marku e mohoi përfshirjen e tij në krim, ndërsa para hetuesve ka thënë se ditën e vrasjes ka qenë në Mal të Zi, ndaj policia duhet të gjejë autorët e vërtetë të vrasjes.

“Policia të thotë çfarë të dojë, unë s’kam vrarë njeri. Ditën e vrasjes dhe deri kur më arrestuan kam qenë në Mal të Zi. Të gjejnë autoret”, mësohet të ketë thënë Viktor Marku.

Ndërsa dy ditë më parë u vendos “Arrest me burg” për Sebastiano Malin, i cili është nipi i Markut, pasi dyshohet se ka ndjekur Billën dhe ka informuar dajën e tij për vendndodhjen e viktimës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img