Hapësire reklamuese

Aktualitet

Atentati ndaj Florenc Çapajt dhe Bledar Muçës, Prokuroria kërkon 22 vite burg për Shkëlzen Hasanpapajn

Shkruar nga Newsbomb

Prokuroria kërkon 22 vite burg për Shkëlzen Hasanpapajn, i dyshuar si autori që qëlloi me breshëri plumbash ndaj Florenc Çapajt dhe Bledar Muçës në Elbasan.

Pas ngjarjes që tronditi Elbasanin në vitin 2016, Hasanpapaj u largua në Holandë, ku më pas u arrestua dhe ekstradua në Shqipëri.

Kështu në seancën e sotme organi i akuzës kërkoi 22 vite burg për Hasanpapajn i cili akzuohet për për tentativën e vrasjes ndaj Bledar Muçës dhe Florec Çapja dhe plagosjen e një punonjëse të policisë së Elbasanit.

Vepra penale për të cilën akuzohet Hasanpapaj është ajo e “Vrasje me paramendim ndaj një ose më shume personave” e mbetur në tentative dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit”.

Ndërkaq, seanca e radhës pritet të mbahet më 1 tetor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu