Tirana
light rain
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
60 %
1.5kmh
20 %
Pre
22 °
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
26 °
E premte, 2 Qershor, 2023

Atentati ndaj Fatos Tushes, gazetari Hoxha: Dyshimet janë për një motiv që nuk e thotë as kryebashkiaku

Lajme të ngjashëm

Gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me atentatin që iu bë rreth një javë më parë, Kryetarit të Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe.

Nga kjo ngjarje, mbeti e plagosur edhe sekretarja e tij. Si autor rezultoi se ishte ish-shoferi i kryebashkiakut, i cili është ende në arrati.

Për këtë ngjarje Hoxha tha në “ABC News” se situata për kapjen e autorit nuk u menaxhua mirë, sipas tij kjo ishte një ngjarje tepër e thjeshtë për tu zbardhur, dhe për tu kapur autori, por se policia nuk kishte mundur dot as të ngrinte helikopterin për krehjen e zonës, dhe gjetjen e autorit, që sipas gazetarit ndodhet ende në Shqipëri.

Sa i përket motiveve të ngjarjes, Hoxha tha se nuk dëshiron të spekulojë, dyshimet janë se ngjarja ka të bëjë me një motiv që nuk e thotë as kryetari i Bashkisë.


Më shumë