Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1kmh
40 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
29 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Atentati ndaj Everest Cakës në Elbasan, reagon policia: E plagosur në dorë edhe bashkëshortja e tij, janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Everest Çaka është personi që mbeti i vdekur nga një atentat me armë zjarri i ndodhur disa minuta më parë në Elbasan.

Lexo edhe: Kjo është makina ku u vra brutalisht i riu në Elbasan, brenda ndodhej edhe një vajzë

Policia njoftin se e plagosur ka mbetur edhe gruaja e tij, Silvana Caka, teksa bëhet me dije se janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit.

Lexo edhe: Zbulohet EMRI i personit që u ekzekutua në Elbasan, familjarët i shkojnë në makinë me britma e të qara (VIDEO)

“Rreth orës 20:10, në lagjen “Skënderbe”, Elbasan,  në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet  shtetasi Everest Çaka, rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja S. Çaka., jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje – daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe  vijon puna për  zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e  kapjen e autorit”, njofton policia.

Lexo edhe: Djali i tezes iu vra vjet në Belgjikë, vëllai në Barcelonë, kush është Everest Caka me 2 emra që u ekzekutua sot në makinë në sy të gruas; akuzohej për vrasjen e Gëzim Alikajt

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img