Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Atentati ndaj Ervin Kodrës në Krujë, shënjestra ishte Durim Bami, gjendet e djegur makina e autorëve

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

eec055f995e0320abe069ccc880a3f36

Një automjet është gjetur i djegur plotësisht e dyshuar si e përdorur nga autorët e atentatit ndaj Ervin Kodrës mbrëmjen e djeshmë në Tapizë, Krujë.

Dyshohet se pas atentatit autorët janë drejtuar drejt fshatit të Valiasit ku kanë djegur automjetin tip ‘Golf 5’ për të zhdukur zhurmët, madje nuk ka as numër shasie pasi i është fshirë.

Ditën e djeshme Ervin Kodra 35-vjeç po udhëtonte me mjetin e tij kur u qëllua nga një person me pistoletë. Dyshohet se atentati nuk ka qenë për Kodrën, por për kushëririn e tij Durim Bamin, i cili ishte në makinë me 35-vjeçarin.

Policia ka shoqëruar në komisariat Durim Bamin si person që ka dijeni për ngjarjen dhe pasi e shkuara bën që të dyshohet se ka qenë ai objektivi dhe jo kushëriri. Policia ka sekuestruar kamerat nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për të bërë të mundur identifikimin e personave që kanë lidhje me atentatin.

Kujtojmë që Durim Bami i njohur ndryshe si ‘i forti i Niklës’ është një emër shumë i njohur për policinë. Ai akuzohet për ‘kallëzim të rremë’ në bashkëpunim me ish deputetin Mark Frroku. Supozohet se ai sajoi një skenar për vrasjen e Tom Doshit.

Makina e djegur:

Screenshot_10.pngScreenshot_11.png

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img