Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Atentati ndaj dy vëllezërve në Shkodër, policia jep detajet: FNSH në vendngjarje, po punohet për kapjen e autorëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

07f5da10e59d602710ccbde9a642bad6

Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku të plagosur kanë mbetur vëllezërit Hoten dhe Marjan Doçaj.

Sipas policisë,ata kanë qenë duke udhëtuar me makinë kur persona të paidentifikuar kanë qëlluar drejt tyre.

Njëri prej vëllezërve ka marrë plumb në krah dhe tjetri në këmbë, ndërkohë që të dy po marrin trajtimin në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 19.45, në fshatin Bardhaj, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy vëllezërit M.D., 23 vjeç dhe H.D., 30 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, forcat Shqiponja dhe ato të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorëve”, njofton policia.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img