Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Atentati ndaj Çapjas, “autorët ishin tre”, gazetarja Lala: I pa një djalë i vogël, ishin të veshur me të zeza dhe…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4b9698794e065bd4e5c5062f27346012

Autorët e atentatit me snajper ndaj Ardian Çapjas mëngjesin e sotëm në Elbasan ishin tre, sipas dëshmisë së një personi që i ka parë.

Gazetarja Klodiana Lala tha se pasi iu bë atentat, Çapja nuk tregoi në polici për atë çka i kishte ndodhur, ndërsa familjarët i thanë mjekëve se kishte pësuar aksident. Por pas ngjajres, autorët e atentatit u panë nga një djalë i vogël që po mblidhte hekura pranë vendngjarjes.

Dëshmitari është vetëm 8 vjeç, dhe i ka treguar autoriteteve se atentatorët ishin tre persona të veshur me rroba të zeza, maska dhe pistoleta. Madje dëshmitari i vetëm okular pretendon se i ka parë autorët edhe kur kanë hequr maskat.

“Ai pretendon se ka parë edhe momentin kur kanë hequr maskën. Autorët nuk kanë shkuar në rrugën tradicionale, por kanë zgjedhur rrugën e kundërt. Dhe aty është vetëm një banesë që ka kamera, dhe ka filmuar makinën. Ajo çfarë është e habitshme për hetuesit, është se asnjë nga kamerat e tjera të sigurisë, që janë disa në hyrje, nuk jep rezultate, që do të thotë se autorët mund të jenë akoma brenda në zonë,” u shpreh gazetarja Lala në emisionin “Real Story”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img